Sedat Berisha shënon golin e fitores ndaj Olimpiakos Nikozia (VIDEO)

Sedat Berisha ka rezultuar deçiziv në fitoren e Dritës ndaj Olimpijakos Nikozia, njofton “infOSport.mk”. Berisha shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0, kur mjaft mirë reagoi pas një harkimi në shtyllën e dytë dhe me kokë mposhti portierin kundërshtarë.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në Bansko të Bullgarisë, ndërsa ishte fitorja e dytë me rradhë me rezultatin identik (1:0), pas atij ndaj Struga Trim Lum 3 ditë më parë.

Pjesë e kësaj fitore të Dritës ndaj skuadrës qipriote ishin edhe Izair Emini dhe Bunjamin Shabani, të cilët iu bashkuan skuadrës gjilanase gjatë kësaj merkatoje.

Emini erdhi nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës, ndërkohë Shabani nga rradhët e skuadrës armene të Shirak.

Goli i Sedat Berishës ndaj Olimpijakos Nikozia

Goli i Sedat Berishës ndaj Olimpijakos NikoziaNDESHJE MIQËSORE E ZHVILLUAR NË BANSKO TË BULLGARISËDRITA – OLIMPIJAKOS NIKOZIA 1:0(S. Berisha)

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 29 юли 2019 г.

Leave a Reply