Balliu shënon në barazimin e Valjekanos ndaj Betisit, mungoi portieri Dimitrievski (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili mbron ngjyrat e Rajo Valjekanos, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e vlefshme të javës së 20-të në La Liga kundër Betisit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërsa Balliu në të 71-tën arriti që të shënojë golin e barazimit për Rajo Valjekanon, te e cila skuadër mungoi portieri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski (rezultoi pozitiv me Covid19).

Ishte ky vetëm goli i parë për 30 vjeçarin në La Liga, duke u bërë kështu futbollisti i dytë shqiptarë që shënon në këtë kampionat pas Valdet Ramës.

Ndryshe Betisi kishte avansuar i pari në këtë përballje me golin e Serxhio Kanales në minutat shtesë të pjesës së parë, pavarësisht se nga minuta e 33-të luante me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të mbrojtësit, Aleks Moreno.

Ishte kjo ndeshja e dhjetë me rradhë në të cilën Rajo Valjekano nuk pëson disfatë në ndeshjet si vendas, me ç’rst kjo skuadër vazhdon të qëndrojë mirë në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 7-të me 31 pikë, derisa Betisi me 34 pikë renditet në pozitën e tretë, menjëherë pas dyshes kryesuese, Real Madrid (49) dhe Sevilja (44). (infOSport.mk)

Leave a Reply