2022-ta nis mbarë për Milot Rashicën, goli i tij kualifikon Noruiçin më tej në FA Kup (VIDEO)

Milot Rashica ka gjetur golin e tij të parë në futbollin anglez me fanellën e Noruiç, te e cila skuadër u transferua verën e vitit 2021, njofton “infOSport.mk”.

Rashica shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij kundër Çarltonit në transfertë, ndeshje kjo e vlefshme për 1/32 e finales së FA Kupës angleze.

Rashica rikthehet kështu në mënyrën më të mirë të mundshme, pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fuhave të futbollit për plotë 2 muaj. Ndeshjen e tij të fundit me Noruiçin, ylli kosovar e kishte zhvilluar kundër Vulverhemptonit me 27 nëntor në kuadër të Premierligës.

Ai sot kundër Çarltonit në lojë u inkuadrua vetëm në fillimin e pjesës së dytë, derisa golin vendimtarë dhe të fitores për Noruiçin e realizoi në minutën e 80-të, falë asistit të finlandezit, Pukki. (infOSport.mk)

Leave a Reply