Numri një i Feronikelit zbulon detaje për largimin e Ramadanit!  

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli, gjatë ditës së sotme përmes faqes zyrtare bëri të ditur për largimin etrajnerit aktual, Zekirija Ramadani, i cili tashmë do të jetë në kërkim të një skuadre tjetër që do të udhëhiqte gjatë karrierës së tij.

Vendimi për t’i ndarë rrugët u mor pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj.

Pasi e analizuan gjendjen e klubit dhe rezultatet në ndeshjet e fundit, klubi vendosi ta largojë trajnerin shkupjan, i cili mund të konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm që ndonjëherë ka udhëhequr skuadrën nga Drenasi. Nën drejtimin e Ramadanit, Feronikeli edicionin e kaluar fitoi të dy titujt, atë kampion dhe Kupën, duke i mundësuar kësaj skuadre që për herë të parë të luaj në Europë. Megjithatë edhe kjo si duket nuk ka kënaqur numrin 1 të Feronikelit, Naser Ramaj, i cili lidhur me largimin e Ramadanit për “Zëri.info”, është shprehur:

“Vendimin e morra unë shkaku është se ne synojmë më tepër si ekip”, ka thënë Ramaj, i cili gjithashtu ka folur edhe për trajnerin e ri që do e pasonte Ramadanin: “Trajneri i ri i Feronikelit do të jetë i huaj, mirëpo ende nuk kemi ndonjë emër”.

Leave a Reply