Renditja e UEFA-s, Shkëndija më e mira nga RMV, ja në cilën pozitë ndodhet FC Shkupi

UEFA gjatë ditës së sotme ka publikuar renditjen më të re në rang klubesh, e ku skuadra kampione e Shkëndijës vijon të jetë skuadra më mirë e renditur nga Maqedonia e Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuqezi” nga Tetova figuron e 178-ta në Europë, duke lënë pas vetes dy skuadrat shkupjane Vardarin (209) dhe Rabotniçki (239).

Pas tyre në pozitën e 361-të ndodhet edhe një skuadër tjetër nga kryeqendra jonë, FC Shkupi, që tashmë dy vite me rradhë po luan në eliminatoret e Liga Europa, ndërsa vijojnë skuadrat si Pelisteri, Renova, Sileksi, Metalurgu dhe Horizont Turnova, me këta dy të fundit që tashmë garojnë në ligat më të ulëta të Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket kreut, atje sundojnë dy skuadrat gjigande të Spanjës, Reali i Madridit dhe Barcelona, që lënë pas skuadrat si Bajern Munih, Atletiko Madrid, teksa “TOP10” mbyllet me Juventusin, Mançester Sitin, Seviljan, PSZH-në, Arsenalin dhe Porton.

Leave a Reply