Mundet Bregu i Fildishtë, rojet e sigurisë dhunojnë vajzën e trajnerit të Marokut (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës midis Bregut të Fildishtë dhe Marokut ka pasur edhe skena të padëshiruara pas përfundimit të takimit. Ishte kjo ndeshja e fundit e grupit “C” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018” nga Kontinenti i Afrikës, ku këto dy kombëtare mes tyre në Abixhan diskutonin çështjen e udhëtuesit për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Bregut të Fildishtë vetëm me fitore mund të shpresonte në kualifikimin e drejtpërdrejtë për në KB Rusi 2018, ndërsa Marokut i konvenonte edhe një barazim, edhe pse këta të fundit shënuan fitore me rezultatin 2:0.

Ky rezultat bëri që i gjithë tabori i Marokut të shpërthejë në festë, bashkë edhe me trajnerin Herve Renard, gëzimi i të cilit megjithatë nuk zgjati aq shumë, pasi vajza e tij u dhunua në tunelin që të çonte në dhomat e xhveshjeve të stadiumit.

E gjithë kjo bëri që ai të largohet i përlotur nga stadiumi, pasi vajza e tij, Kandide, u sulmua pas përfundimit të ndeshjes së luajtur në Abixhan. Pamjet filmike tregojnë bjonden tërheqëse teksa mbahet në krahë nga pjesëtarë të stafit të kombëtares së Marokut, ndërsa mbante kokën me dorë, derisa e vendosin në një barrelë.

Sipas mediave afrikane, Kandid po përpiqej të takonte babain e saj jashtë dhomave të xhveshjes pas ndeshjes, kur u shty dhe më pas u godit me shkop gome në kokë nga një nga rojet e sigurisë të stadiumit.

Leave a Reply