Getafe tronditi Barcelonën, “katalunasit” nuk shfrytëzojnë hapin fals të Realit (VIDEO)

Getafe ka tronditur Barcelonën, që nuk po gjen qetësi as me trajnerin, Ronald Kuman. Nën drejtimin e holandezit “katalunasit” pësuan humbjen e parë në kampionat me rezultatin 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm dhe të fitores për Getafen në këtë përballje e realizoi Haime Mata nga pika e bardhë në minutën e 56-të.

“Katalunasit”, edhe pse dominuan në mbajtjen e topit, nuk kishin rrezikshmërinë e duhur. Getafe në daljet e saj e vuri disa herë në siklet Barcelonën dhe në një prej aksioneve edhe fitoi penalltinë që i dha triumfin.

Ky ishte një tjetër rezultat surprizë në La Liga, pasi më parë ishte mundur edhe Real Madridi. Barcelona nuk arriti që të shfrytëzojë hapin fals të “madrilenëve”, të cilët edhe përkundër disfatës kryesojnë renditjen me 10 pikë, derisa Barcelona me 7 pikë renditet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply