“Isha betuar se do luaja derbin edhe nëse do ish pozitiv”, flet heroi Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç morri gjithë vëmendjen e derbit të madh të Milanos me dy golat e shënuar, me të cilët e ndihmoi Milanin që të mundin Interin në një nga duelet me të ndezura të “Serie A”.

Falë kësaj fitore Milani vazhdon me efektin e qindtpërqindtë, duke regjistruar 4 fitore nga po aq ndeshje, një gjë kjo që nuk kishte ndodhur që nga koha kur kjo skuadër drejtohej nga Kapello.

Sipas sulmuesit suedez ekipi aktual i Milanit duhet të ketë pretendime për të fituar titullin, nëse vazhdon me këtë ritëm.

“Skuadra po bën gjëra të mëdha, pas ndërprerjes jemi rritur shumë dhe mentaliteti është ndryshe. Të rinjtë marrrin më shumë përgjegjësi dhe stërviten shumë. Jam më i vjetri dhe ndjej shumë përgjegjësi. Jam një lider, të gjithë ndjekin dhe të gjithë kanë dëshirë që të fitojmë. Nuk jam i çuditur nga vetja ime, e di atë që dua. Shkova në SHBA që të rifilloja nga zero, në Mançester nuk isha gati dhe i kërkova Murinjos që të mos më grumbullonte se nuk isha në lartësinë e duhur. Pastaj ishte Milani që më tha të kthehesha në Europë” – tha Zlatan Ibrahimoviç, i cili foli lidhur edhe me koronavirusin, që e kishte kapluar edhe vetë sulmuesin “kuqezi”.

“Humba vetëm pak shijen, por nuk kisha simptoma të tjera, Bëja tampon çdo tre ditë dhe u betova që do ta luaja derbin me çdo kusht, edhe nëse do të isha ende pozitiv. A ndjehem një luan? Nuk ndjehem një luan, unë jam një luan”, tha ai duke qeshur pas ndeshjes së sotme.

“Po, ndjehem më i kompletuar dhe eksperienca ndihmon. Nëse do të kisha sot të njëjtën gjendje fizike të një djaloshi, nuk do të më ndalte askush. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte Europa dhe ia dolëm e duhet të kthehemi aty e të paraqitemi mirë, Ekziston mundësia për të fituar titullin, nëse beson te diçka mund t’ia dalësh”, deklaroi Ibra.

Leave a Reply