Krotone regjistron pikën e parë në sezonin e ri kundër kampionëve të Juves (VIDEO)

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në fushën e Krotones, edhe pse para fillimit të takimit “bardhezinjtë” llogariteshin favoritë absolutë.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, me anë të Simy nga pika e bardhë. Juventusi u kundërpërgjigjë 9 minuta më pas me anë të sulmuesit Alvaro Morata, i cili u asistua nga debutuesi Federiko Kieza.

Gjithçka po shkonte mirë për 22-vjeçarin dhe për Juventusin, por në minutën e 60-të, Kieza u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Juven me 10 futbollistë.

Edhe pse me disavantazh numerik, Juventusi arriti të gjejë golin për 1:2, sërish me anë të Moratas, por pas konsultimit me VAR për plot 4 minuta, goli i spanjollit u anulua për shkak pozitës jashtëloje, ndërsa nga pamjet shihet se diferenca ishte milimetrike.

Kështu në fund Krotone dhe Juve ndanë pikët. Juventusi me 8 pikë të tubuara në 4 xhirot e para renditet në pozitën e katërt, ndërkohë për Krotonen ishin këto pikët e para, me ç’rast kjo skuadër me 1 pikë renditet në pozitën e 18-të.

Leave a Reply