Muhamed Useini flet për derbin e Anamoravës, Drita-Gjilani

Të dielën në Kosovë zhvillohet një nga derbit më të zjarrtë, ai midis dy skuadrave gjilanase, Dritës dhe Gjilanit. Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave përveç që zgjojnë interesim të madh tek fqinjët tanë, gjithashtu zgjon interes të madh edhe në vendin tonë, kjo pasi tek të dyja skuadrat luajnë futbollistë nga Maqedonia e Veriut.

Te Drita aktualisht luajnë Ardian Cuculi dhe Vladica Brdarovski, derisa te Gjilani paraqitet Muhamed Useini. Pikërisht ky i fundit duke folur për gazetën “Sheshi” ka treguar objektivin që ka skuadra e tij për këtë takim, duke bërë edhe një premtim për tifozët “Skifterat”.

“Besoj së jemi të pergatitur maksimalisht që nga kjo ndeshje do të dalim më kokën lartë.  Gjilani gjithmonë futet për fitore”, – deklaroi fillimisht Useini, duke shtuar se pret të zhvillohet një takim i bukur dhe se momentet do të vendosin rezultatin final.

“Pres të zhvillohet një ndeshje e bukur e luftuar, ndërsa besoj se momentet do të vendosin rezultatin final” – deklaroi Useini.

Në fund mesfushori i “kuqebardhëve” bëri një premtim për “Skifterat” se do të japin 100% dhe se do të luftojnë për të marrë tre pikët nga kjo ndeshje derbi.

“Premtimi për ‘Skifterat’ është që do të japim më shume se 100% që të marrim tre pikët dhe të tregojm që qyteti është kuqë e bardhë”, – përfundoi Useini.

Takimi në mes Dritës dhe Gjilanit në program është nesër me fillim nga ora 13:30 dhe do të transmetohet direkt në Klan Kosova.

Leave a Reply