Mustafi mbetet te Arsenali

Tifozët e Arsenalit ka kohë që kërkojnë largimin e mbrojtësit Shkodran Mustafi, por skuadra londineze nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare për ish-reprezentuesin e Gjermanisë me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut.

Kështu ka njoftuar BBC-ja të martën. Mustafi nuk është vlerësuar pozitivisht për paraqitjet që kishte në edicionin e kaluar në Premierligë me fanellën e Arsenalit, për të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi 31 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola.

Mirëpo edhe përkundër besimit nga ana e trajnerit Emeri, në shumë raste, tifozët kanë vlerësuar se gabimet e tij i kanë kushtuar skuadrës me humbje të pikëve, gjë kjo që ka shtyrë ata të kërkojnë largimin e tij nga “Emirates”.

Arsenali gjatë verës ka pritur oferta për Mustafin, por raportimet e fundit bëjnë të ditur se asnjë ofertë zyrtare nuk ka shkuar në klubin e madh anglez. Sipas BBC-së, Mustafi dëshiron të mbetet tek Arsenali, aty ku luan edhe futbollisti tjetër shqiptarë, Granit Xhaka.

Leave a Reply