Milani gjatë ditës së sotme ka oficializuar transferimin embrojtësit, Leo Duarte, i cili në “San Siro” vjen nga rradhët e Flamengos për shumën e 11 milion eurove.
Braziliani me skuadrën “kuqezi” nga Milano ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, duke u bërë kështu emri i 5-të i ri që i bashkohet Milanit në këtë afat kalimtarë të verës.
Ndryshe Duarte bëhet braziliani i 36-të që do të veshë fanellën e Milanit.
23-vjeçari ka regjistruar 60 ndeshje dhe 2 gola me klubin e Flamengos, me të cilën skuadër ka fituar edhe dy tituj kampion.
Primeiro Rubro-negro 🇧🇷
Agora Rossonero 🇮🇹
Bem-vindo, Léo 🔴⚫#ForzaMilan pic.twitter.com/o0bK2Dts5o— AC Milan (@acmilan) August 7, 2019