Trajneri i ri i Feronikelit, Vukiçeviç, e nisi me homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Trajneri i ri i Feronikelit, Dejan Vukiçeviç, ka filluar ditën e tij të parë të punës në klubin kampion të Kosovës, duke bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar e edhe më gjerë, Fadil Vokrri.

Vukiçeviç ishte i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, presidenti i klubit, Naser Ramaj dhe drejtori teknik të klubit, Malsor Gjonbalaj.

Vukiçeviç në postin e trajnerit te skuadra kampione e Kosovës do të zëvendësojë shkupjanin, Zekirja Ramadani, i cili pasi e përfundoi kontratën me skuadrën nga Drenasi, nuk vendosi ta vazhdojë të njëjtën për shkak mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, të cilët postin e trajnerit, ashtu edhe siç kishin paralajmëruar më herët, i’a besuan një të huaji.

Leave a Reply