Milani vlenë 350 milionë euro, Shkëndija 6 milionë

Shkëndija është në qendër të vëmendjes në të gjithë opinionin shqiptar, pasi me 17 dhe 24 gusht do të përballet me gjigandin italian Milanin në kuadër të fazës plej-of në Liga Evropa.

Mirëpo ndërmjet dy klubeve ekziston një diference e madhe sa i përket vlerës. Milani me futbollistët që posedon, rrumballakson vlerën e 350 milionë eurove, që bie të jenë 60 herë më shtrenjtë se tetovarët, me këta të fundit që në total si ekip vlejnë 6 milionë euro.

Kujtojmë që kundërshtari i Shkëndijës, Milani është skuadra e dytë më e fortë në Evropë, pas Real Madridit, me 7 tituj të fituar në Ligën e Kampionëve, 5 Superkupa të Evropës, 1 Kupë Botërore, tri Kupa Ndërkontinentale, 18 tituj të kampionit në Itali, 5 Kupa të Italisë dhe 7 Superkupa italiane.

Leave a Reply