Barcelona, para plus dy futbollistë për Dybalan

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Nejmar, teksa sezoni i ri starton brenda pak ditësh. Një ndër emrat më të përfolur në Spanjë, është ylli i Juventusit, Paulo Dybala.

Për të bindur kampionët e Italisë që të heqin dorë nga ylli i ri argjentinas, Barcelona është e gatshme të bëjë një sforco të konsiderueshme.

Përveç parave për Dybala, “katalunasit” kampionëve në fuqi ju ofrojnë edhe dyshen e futbollistëve, Andre Gomesh dhe Rafinha. Dy futbollistë të cilët mendohet se mund të përshtaten mjaft mirë të bardhezinjtë.

“La Gazzetta dello Sport” sugjeron se transaksioni mund mund të kap vlerën e 140 milionë eurove, por ai është zgjedhja e dytë pasi i pari është Kutinjo.

Nëse Liverpulli vazhdon të rezistojë për të mbajtur brazilianin, pista që transferon Paolo Dybala në “Kamp Nou” mund të bëhet edhe më konkrete.

Gjithsesi nuk do të jetë shumë e thjeshtë për të bindur edhe Juventusin që nuk dëshiron të heq dorë nga ylli i saj, i cili po shkëlqen viteve të fundit me skuadrën e Juventusit.

Ai brenda dy viteve të kaluara te Juventusi ka regjistruar 94 ndeshje, duke shënuar edhe 42 gola.

Leave a Reply