Teteksi-Shkupi do të luhet në Çair pa publik!

Ndeshja ndërmjet Teteksit dhe Shkupit në kuadër të raundit të parë të edicionit të ri të Kupës së Maqedonisë së Veriut, do të zhvillohet në stadiumin e Çairit. Edhe pse në hedhjen e shortit për Kupën, ishte paraparë që takimi në fjalë të luhet në Tetovë, por skuadra nga Çairi sot përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se pas një marrëveshje mes dy klubeve, ndeshja është zhvendosur të zhvillohet në Çair.

Përballja Teteksi-Shkupi do të luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 17:00, ndërsa e njejta do të zhvillohet pa publik, për shkak të punimeve në tribunën e vjetër.

Kujtojmë që formati i kompeticionit të Kupës së vendit vazhdon i njejti si edicionet e kaluara dhe në raundin e parë, kualifikuesi vendoset vetëm në një ndeshje.

Leave a Reply