Kosovare Asllani shënon golin e parë me Real Madridin (VIDEO)

Real Madrid nga ky edicion do të bëjë gara edhe me ekipin e femrave në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo ka bërë që klubi të përforcohet gjatë merkatos së verës, kur edhe angazhoi futbollisten shqiptare, Kosovare Asllani.

Kjo e fundit është formuar si futbolliste në Suedi, ku edhe luan për ekipin kombëtar të tyre.

Asllani duket se është përshtatur shumë shpejtë në futbollin spanjoll me Real Madridin, për të cilën skuadër ka shënuar golin e parë në ndeshjen kundër Seviljës.

Leave a Reply