Maqedonia U18 e pafat, mundet minimalisht nga Ukraina! Për “infOSport.mk” flet trajneri Arsllani

Përfaqësuesja U 18 e Maqedonisë së Veriut është mundur minimalisht 1:2 nga Ukraina në ndeshjen e parë të turneut “Vaçlav Jezhek”, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Shkumbin Arsllani zhvilluan një ndeshje shumë solide përballë skuadrës ukrainase, e cila deri tek fitorja erdhi në minutën e 83-të, edhe atë falë autogolit të shënuar nga portieri Nikollovski.

Ndryshe Maqedonia kaloi e para në epërsi në këtë ndeshje falë golit të shënuar nga ana e Metodi Maksimov që në minutën e5-të, ndërsa kah fundi i pjesës së parë pranuan një gol, që sipas trajnerit Arsllani nuk duhej pranuar.

“Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja që treguam sot, por jo edhe nga rezultati. Të parët kaluam në epërsi që në minutën e 5-të, ndërsa gjithashtu krijuam  raste shumë të mira me anë të Behar Feta, Mario Ilievskit dhe Ivan Nikolovit, ndërsa fare në fund të 45 minutave të para pranuam një gol rasti që nuk duheshte ta pranojmë. Në pjesën  e dytë  kishim iniciativë totale ndaj ukrainasve dhe disa raste poashtu shumë të mira për të realizuar, por ishim të pa fat!!! Golin e pranuam në minutën e 83-të, edhe atë autogol nga ana e portierit tonë! Edhe pas golit ë dytë të pranuar nuk ndaluam dhe brenda 10 minutave të mbetura deri në fund të ndeshje neve krijuam edhe dy raste të mira, por thjeshtë sot fati nuk ishte me ne.  Më vjen shumë keq për djemtë që këtë lojë të mirë që e bëmë sot nuk patëm mundësi të shpërblehemi, por ashtu e ka fudbolli!” – tha enkas për “infOSport.mk” nga Çekia seleksionuesi i përfaqësueses U18 të futbollit, Shkumbin Arsllani.

Gjatë ditës së nesërme Maqedoninë e pret përballja kundër Sllovakisë, ndeshje kjo që starton në ora 17:00.

Leave a Reply