Umit Karan e nisi dhe e mbylli me barazim te FC Shkupi

Umit Karan prej sot edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit te FC Shkupi, të cilën skuadër e udhëhoqi në 31 ndeshje kampionale, njofton “infOSport.mk”.  Strategu turk drejtimin e skuadrës nga Çairi e morri fillimin e muajit tetor të vitit të kaluar, ndërsa debutimin e tij e kishte në ndeshjen e 6 tetorit kundër Rabotniçkit.

Në atë ndeshje FC Shkupi kishte barazuar 1:1 në Çair, ndërsa po në të njëjtin stadium Umit Karan në ndeshjen e tij të fundit barazoi, kësaj rradhe me Renovën. Pra ashtu si e nisi, ashtu edhe e mbylli aventurën e tij te skuadra nga Çairi, me të cilën në 31 ndeshje kampionale arriti 13 fitore, 8 barazime dhe 10 disfata.

Vlen të theksohet se strategu turk që në edicionin e tij të parë në krye të FC Shkupit, arriti që të kualifikohet për ndeshjet e Liga Europa, ku këtë edicion u eliminua që në raundin e parë nga skuadra e Pjunik.

Leave a Reply