Umit Karan: Shkupi do të mbetet gjithmon në zemrën time

Umit Karan zyrtarisht është larguar nga FC Shkupi. Konfirmimi erdhi sot nga skuadra nga Çairi, me çka edhe vet tekniku turk Umit Karan foli para gazetarëve për dorëheqjen e tij në këtë fillim të sezonit. Ish-futbollisti i Gallatasarajit te Shkupi erdhi me 4 tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Hajati Sojdashin e larguar.

Për Umit Karanin, kjo ishte eksperienca e parë si trajner, pasi më herët nuk e kishte ushtruar këtë profesion në ndonjë klub tjetër.

Kryesia e klubit e ka falenderuar strategun turk për bashkëpunimin e deri tanishëm, duke i dëshiruar suksese gjatë karrierës në vijim. Ndërkohë bardheblutë në vijim do të udhëhiqen nga ndihmësi Faruk Jonuz.

“Kur erdha një vit më parë, klubin e gjeta në gjendje jo profesionale, ndërsa tash pas një viti kemi arritur një niveli të profesinalizmit. Në këtë moment un mendoj se është fundi sepse nuk mund të jap më shumë futbollistët dhe ekipin, pasi kjo është maksimumi. Një nga arsyet e largimit tim është se nga kto tre ndeshjet e para të kampionatit, un kam dashur të kemi 9 pikë, por unë nuk e arrita qëllimit dhe për këtë arsye dhashë dorëheqjen time. Unë e dua Shkupin dhe kam punuar në mënyrën më të mirë dhe profesionale për këtë skuadër, por është koha që unë të tërhiqem dhe të krijojë mundësi të reja për kryesinë dhe për trajnerët e rinj që do të vijnë. Ky klub ka ambicie të mëdha dhe gjithmonë do të mbetet në zemrën time”, u shpreh trajneri Umit Karan në konferencën për shtyp.

 

Leave a Reply