Ndihmës seleksionuesi i Kosovës me fjalë të mëdha për tetovarin, Izair Emini

Ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti e ka vlerësuar lart transferin e ri të Dritës së Gjilanit, Izair Eminin, i cili në këtë afat kalimtar u transferua nga Shkëndija e Tetovës.

Sahiti ka thënë se Emini është një ndër futbollistët më cilësor në futbollin e Kosovës.

Izair Emini është një futbollist tejet cilësor. Luan në të dyja anët dhe ka aftësi të mëdha teknike dhe para golit. Ai do ta bëjë dallimin pasi ka shumë cilësi”, – ka thënë Muharrem Sahiti për emisionin ‘Koha Shtesë’ në SuperSport Kosova.

Emini të dielën ndaj Flamurtarit realizoi golin e parë në kampionatin kosovar, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të shënojë fitoren e parë të edicionit të ri, pas asaj disfate në javën e parë ndaj Ferizajit.

Drita të dielën mundi 3:0 ekipin e Flamurtarit, ku përveç Eminit kishin realizuar edhe Haxhumisa dhe Gërbeshi.

Leave a Reply