Adili: E respektojmë Renovën, por pikët mbesin tek ne (VIDEO)

Shkupi nesër e pret Renovën në Çair për ndeshjen e vlefshme të xhiros së tretë në elitën e futbollit vendor. Skuadra e Çairit këtë sfidë e pret me atmosferë pozitive, pas atij triumfi të thellë në mesjavë ndaj Teteksit në Kupë, që siguruan kualifikimin në raundin e dytë. Nga tabori “bardheblu” për sfidën me Renovën ka folur qendër-mbrojtësi Mevlan Adili, duke vlerësuar kundërshtarin në maksimum, por objektivi tyre është vetëm fitorja.

“Ekipi jonë është i përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kishim një javë të ngarkuar, pasi kishim ndeshje të rëndë kundër Rabotniçkit që nuk arritëm të fitojmë, ndërsa ekipi jonë tregoi karrakter të fortë, ku pas tre ditëve fituam në ndeshjen e Kupës përballë Teteksit dhe sa do pak e rikthyem vetëbesimin. Për ndeshjen e së dielës, kemi shumë respekt për Renovën, janë një ekip i ri, individualisht janë të mirë dhe i njohim lojtarët, disa kanë qenë edhe në klubin tonë më herët. Kshtu që i respektojmë maksimalisht, por pikët do të ngelen në Çair”, shprehet qendër-mbrojtësi Mevlan Adili.

Shkupi-Renova zhvillohet nesër në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 17:00.

Leave a Reply