Selmani dhe Jurina udhëheqin listën e golashënuesve pas 3 xhirove (VIDEO)

Cilësitë e Remzifaik Selmanit tashmë janë të njohura për opinionin e futbollit vend, të  cilit po i shtohet edhe një yll tjetër. Bëhet fjalë për Marin Jurina, sulmuesin kroat, i cili po dëshmon aftësi të larta sulmuese që në startin e sezonit me fanellën e FC Shkupit, shkruan “infOSport.mk”.

Jurina skuadrës nga Çairi iu bashkua gjatë kësaj merkatoje, edhe atë në formë huazimi nga rradhët e skuadrës boshnjake të Çelik.

Jurina shënon golin e parë për FC Shkupin ndaj Renovës

Jurina shënon golin e parë për FC Shkupin ndaj RenovësFC SHKUPI – RENOVA 1:0(M. Jurina 42')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Sulmuesi kroat në 3 ndeshjet e para kampionale ka shënuar po aq gola, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti kishte shënuar 2 gola të tjerë edhe mesjavën e shkuar në ndeshjen e raundit të parë të Kupës kundër Teteksit (5:1).

FC Shkupi barazon ndaj Renovës, Jurina shënon sërish

FC Shkupi barazon ndaj Renovës, Jurina shënon sërishFC SHKUPI – RENOVA 2:2(M. Jurina 90')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Pra gjithsej 5 gola në 4 ndeshje, përfshirë këtu edhe dy golat në ndeshjen e fundit kundër Renovës (2:2), ku përballë doli të ketë Remzifaik Selmanin, që në anën tjetër arriti që të realizojë dy herë në rrjetën e FC Shkupit. Kësisoj kjo dyshe sulmuese aktualisht po udhëheq listën e golashënuesve me nga 3 gola, duke pasur parasysh se të njëjtit shënuan edhe në ndeshjet paraprake të skuadrave të tyre.

Renova kundërpërgjigjet shumë shpejt, Selmani barazon shifrat

Renova kundërpërgjigjet shumë shpejt, Selmani barazon shifrat FC SHKUPI – RENOVA 1:1(R. Selmani 43')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

Jurina realizoi që në debutim kundër Borecit, teksa Selmani një gol tjetër kishte realizuar në ndeshjen e javës së dytë kundër Struga Trim Lum, kur Renova shënonte fitore 2:1, transmeton “infOSport.mk”.

Pas tyre me nga 2 gola renditen Hristijan Kirovski i Struga Trim Lum dhe Ivan Markoviç i Rabotniçkit, ndërkohë listën e golashënuesve me nga 1 gol e udhëheq Ilirid Ademi i Renovës, që bëri një asist të shkëlqyeshëm për Selmanin gjatë shënimit të golit të dytë përballë FC Shkupit.

Selmani shenon edhe golin e dyte per Renoven

Selmani shenon edhe golin e dyte per Renoven FC SHKUPI – RENOVA 1:2(R. Selmani 82')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 август 2019 г.

 

Leave a Reply