Futbollisti i Besës nga Dobërdolli përfshihet në një aksident trafiku!

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Zherovjan të Tetovës, ku ka qenë i përfshirë futbollisti i Besës së Dobërdollit, Sherif Rexhepi, përcjellë “infOSport.mk”.

Rexhepi me makinën e tij të markës “Golf” ka dalë nga rruga dhe është rrotullisur, mirëpo për fat të mirë, i njëjti ka kaluar vetëm me disa lëndime të lehta trupore.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi nga Dobërdolli, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, derisa dje në kuadër të javës së 14-të luajtën kundër skuadrës me më shumë trofe në vend, Vardarit, që këtë edicion po bënë gara një rang më poshtë.

Sherif Rexhepi është një ndër futbollistët më të dalluar te skuadra e Besës nga Dobërdolli, ndaj shpresojmë se i njëjti shumë shpejtë do ti kthehet normalitetit dhe se do ndihmojë skuadrën e tij në stinorin pranveror me golat e tij.

Rexhepi do ti mungojë Besës në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtorë, që kjo skuadër do ta zhvillojë të shtunën që vjen në transfertënnë Ohër kundër Voska Sport. (infOSport.mk)

Leave a Reply