Jurina: Struga ekip serioz, por ne shkojmë për fitore

Shkupi nesër përballet me Strugën Trim Lum në transfertë në kaudër të xhiros së katër në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.Bardheblutë kaluan një javë me ndryshime, kur të hënën mbetën pa trajner, pasi Umit Karan dha dorëheqje, ndërsa këtë javë futbollistët e Shkupit kanë ushtruar me Faruk Junuz, i cili do t’i udhëheq edhe nesër kundër Strugës.

“Të shtunën kemi përballje me Strugën. Kemi analizuar ekipin e tyre, janë një skuadër serioze dhe e mirë. Por ne kemi punuar gjatë javës dhe jemi të gatshëm për ndeshjen, ku shkojmë për të fituar tri pikë. Ne kemi ekip kualitative dhe këtë sezon luftojmë për pozitat e larta në tabelë”, shprehet sulmuesi Marin Jurina para përballjes me ekipin nga Struga.

Ndeshja me Struga Trim Lumin do ta zhvillojmë të shtunën (31.08.2019) në stadiumin e qytetit të Strugës, duke nisur nga ora 16:30.

Leave a Reply