Goli debutues i Visar Musliut me MOL Fehervar (VIDEO)

Visar Musliu që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e MOL Feherevar ka arritur që të shënojë golin e tij të parë në kampionatin elitarë hungarez, njofton “infOSport.mk”.

Musliu shënoi golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Kisvarda, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 5-të në OTP Bank Liga. Ish mbrojtësi i Shkëndijës realizoi me kokë, duke shfrytëzuar harkimin nga rivënja e këndit.

Goli i Musliut erdhi 4 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa autorë të dy golave tjerë gjatë pjesës së dytë ishin Milanov dhe Hoxhiç.

Me këtë fitore, MOL Fehervar kryeson renditjen me 15 pikë maksimale, duke lënë pas vetes ekipin e Mezokovesd, që ka 12 pikë.

Visar Musliu megszerzi a vezetést a Fehérvárnak.

Letette névjegyét a MOL Fehérvár FC új szerzeménye, Visar Musliu. Az észak-macedón védő tökéletesen mozdult Huszti beívelésére.

Публикувахте от M4Sport в Събота, 31 август 2019 г.

Leave a Reply