Xhemal Ibishi i jep fitoren Vardarit kundër Renovës (VIDEO)

Skuadra e Renovës ka pësuar disfatë 0:1 nga Vardari i Shkupit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golin e vetëm të ndeshjes dhe që i solli tri pikë Vardarit në këtë përballje e realizoi shqiptari Ibishi në minutën e 65-të, duke ia shkaktuar kështu edhe humbjen e parë Renovës në sezonin e ri.

Vardari me këtë fitore ngjitet në vendin e 5 me 7 pikë të grumbulluara pas 4 xhirove të luajtura në kampanjen e re, po aq sa ka edhe Renova. Me ndeshjen Renova-Vardari mbyllet edhe xhiroja e katërt në LPFM, ndërsa në vijim pason pauza e reprezentacioneve, përderisa kampionati rikthehet me 14 shtator.

Leave a Reply