Maqedonia kthen vëmendjen kah Letonia, zhvillon stërvitjen e parë në Riga

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut masditen e kësaj të shtune ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Letoni. Seleksionuesi Igor Angellovski kishte në dispozicion të gjithë futbollistët dhe gjithçka kaloi nën atmosferë pozitive.

Duke lënë pas barazimin 1:1 me Izraelin dhe pikën e vlefshme që morën në “Ber Sheva”, ekipi përfaqësues ka kthyer vëmendjen kah sfida me Letoninë që do ta zhvillojë të hënën.

Në përballjen me letonezët që është e vlefshme për eliminatoret EURO 2020, nga tabori Maqedonisë kërkojnë vetëm fitoren dhe tri pikët për të përmbushur objektivin me 4 pikë të plota nga këto dy transferta.

Ndeshja Letoni-Maqedoni zhvillohet të hënën në stadiumin “Daugavas” në Riga, duke nisur nga ora 20:45./Shenja/

Leave a Reply