Bregallnica vazhdon furrishëm në Lindje

Bregallnica vazhdon të “shkelë” kundërshtarët e saj në Ligën e Dytë – Lindje, aty ku si duket do të ketë fjalën kryesore, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra nga Shtipi ka shënuar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje, duke mundur sot si mysfair Pitu Gulin me rezultatin e thellë 6:0.

Ish sulmuesi i Bellasicës, Pepi Georgiev realizoi dy gola (45’, 60’) në këtë ndeshje për Bregallnicën, për të cilën skuadër nga një gol shënuan edhe Martin Stojanov (10’), Jovan Manev (43’), Stojançe Velinov (59’) dhe Riste Naumov (87’).

Tikveshi falë golit të shënuar nga Delov si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Osogovën, Bellasica me rezultatin 2:1 mundi Sasa-n, teksa me po të njëjtin rezultat, Kozhuvi në terren vendas ngadhnjeu ndaj Pobedës.

Ndeshja e vetme që u mbyll me barazim, ishte ajo midis Plaçkovicës dhe Kit Go.

LDFM – Lindje, Java 3

Bellasica 2:1 Sasa
Plaçkovica 1:1 Kit Go
Kozhuvi 2:1 Pobeda
Osogovo 0:1 Tikveshi
Pitu Guli 0:6 Bregallnica

Leave a Reply