Edhe Jurgen Klop i fascinuar me djemtë e Kosovës

Fitorja e Kosovës ndaj Çekisë përveç në mediat shqiptare po bënë jehonë edhe në ato ndërkombëtare, madje duke përfshirë edhe figura eminente, siç është edhe trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop. Strategu gjerman në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, përmes një foto ka elaboruar në mënyrën më të mirë mundin e futbollistëve kosovar, duke bërë krahasimin se ku ishin ata dhe çfarë kushte kishin në vitin 1997, e ku ndodhen sot në vitin 2019-të, ku shihen si lider të grupit “A” eliminatorë para dy kombëtareve gjigande, Anglisë dhe Çekisë.

“Nëse më pyesni ‘çfarë është futbolli” do t’ju tregoj këtë foto, pa marrë parasysh se kush jeni, pavarësisht nga vini, thjesht punoni shumë dhe kurrë mos hiqni dorë! Lojë e bukur #respekt” – kishte shkruar Klop në profilin e tij.

Leave a Reply