Kosova merr kryesimin në grupin “A”, lë mbrapa kombëtaret si Anglia dhe Çekia

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon të marrë vëmendjen e gjithë futbollit europian, teksa sot në kuadër të grupit “A” eliminatorë për Euro 2020 mundi Çekinë me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e dytë për “dardanët” pas asaj ndaj Bullgarisë në transfertë, duke bërë që Kosova të marrë kryesimin në grup me 8 pikë dhe duke lënë pas vetes dy kombëtaret e mëdha, Anglinë dhe Çekinë, që kanë nga 6 pikë.

Pikërisht Anglia do të jetë kundërshtari i rradhës i përfaqësueses së Kosovës, që do të ketë edhe testin më të rëndë në këtë cikël eliminator.

Ndryshe vlen të përmendet se për Kosovën ishte kjo ndeshja e 15 me rradhë që nuk dinë për disfatë, duke regjistruar fitoren e 10-të, që pas asaj ndaj Letonisë (4:3) me 13 nëntor të vitit 2017-të.

RENDITJA TABELARE
# Grupi “A” Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Kosova 4 2 2 0 7:5 8
2. Anglia 2 2 0 0 10:1 6
3. Çekia 4 2 0 2 6:8 6
4. Mali i Zi 4 0 2 2 3:10 2
5. Bullgaria 4 0 2 2 5:7 2

Leave a Reply