Futsal Shkupi do të luaj në finalen e turneut “8 Shtatori”

Futsal Shkupi do të luaj në finalen e madhe të turneut “8 Shtatori”, që mbahet për nder të Pavarësisë së shtetit tonë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë të këtij turneu ndaj ekipit serb të Vranjës, sonte mundi ekipin bullgar të Levski Sofjes me rezultatin 4:1.

2 gola në këtë ndeshje realizoi Ferid Agushi, ndërsa nga një gol realizuan vëllezërit Atila dhe Bejtulla Jakupi.

Në finalen e madhe Futsal Shkupi do të përballet me Zhelezarecin, skuadrën nikoqire të këtij turneu që organizohet nga ana e Komunës së Gazi Babës.

Ndeshja në fjalë në program është gjatë ditës së nesërme (e diel) me fillim në ora 13:00. Rikujtojmë Futsal Shkupi është fitues aktual i këtij turneu, që organizohet për çdo vit nga Komuna e Gazi Babës, ndërsa me shumë gjasa do të mbroj këtë titull edhe këtë vit, pasi nesër përballë Zhelezarecit nesër do ti konvenonte edhe një barazim, duke pasur parasysh se i njëjti zhvillohet me sistem pikësh, transmeton “infOSport.mk”.

Futsal Shkupi pas dy xhirove të para ka tubuar 6 pikë, duke lënë pas vetes ekipin e Vranjës dhe Zhelezarecit, që kanë nga 3 pikë, teksa Levski mban pozitën e fundit me 0 pikë.

TURNEU NË FUTSAL “8 SHTATORI”
RENDITJA
# Ekipi Pikë
1. Futsal Shkupi 6
2. Vranja (Serbi) 3
3. Zhelezareci 3
4. Levski Sofje (Bullgari) 0

Leave a Reply