Anglia ndërprenë serinë prej 15 ndeshje pa humbje të Kosovës (VIDEO)

Anglia ka ndërprerë serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje të Kosovës, që sonte në “Sent Meri” zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë, por që nuk mjaftoi për ti ikur disfatës së parë në grupin “A” eliminatorë për Euro 2020, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja nisi shumë mirë për “Dardanët”, të cilët avansuan vetëm pas 35 sekondave lojë me anë të Valon BERISHËS. Ky i fundit mjaft mirë pranoi një top nga ana e Muriqit pas gabimit të mbrojtjes vendase, dhe nuk fali duke mposhtur portierin Pikford.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Anglia në rastin e parë më konkret, pas një rivënie nga këndi me anë të Rahim Sterling në minutën e 8-të barazoi rezultatin në 1:1. Sterling u shfaq shumë i rrezikshëm edhe në vazhdim të lojës, ndërsa një asist të tij në mënyrën më të mirë e shfrytëzojë Hari Kejn, që në minutën e 19-të kaloi në epërsi Anglinë për herë të parë në këtë ndeshje.


GOLAT NGA NDESHJA, ANGLI – KOSOVË


Një gjest jo sportiv nga ana e anglezëve në minutën e 38-të, kur nuk ndaluan lojën edhe për shkak se Fidan Aliti ankohej në lëndim, bëri që Vojvoda të shënojë edhe golin e tretë në rrjetën e Aro Muriç, i cili në dy minutat e fundit të pjesës së parë kapituloi edhe dy herë të tjera përballë futbollistit të talentuar të Borusia Dortmund, Sanço, që bëri që Anglia në pushim të shkojë me rezultatin 5:1.

10 minutëshi i parë i pjesës së dytë ishet fantastik për “Dardanët”, të cilët shënuan dy gola të tjerë në rrjetën e Pikford. Fillimisht Valon Berisha në minutën e 49-të shënoi një super gol, për zbutje të rezultatit në 5:2, ndërkohë në minutën e 55-të, Vedat Muriqi, pasi përfitoi një penalti, vendosi ta ekzekutojë vetë dhe nuk gaboi pasi në ato momente shënoi për 5:3, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë në anën tjetër 10 minuta më vonë Hari Kejn kishte mundësinë të shënojë nga pika e bardhë, mirëpo goditjen e tij në mënyrë maestrale e ndali Aro Muriç.

Kosova tentoi për të shënuar edhe golin e katërt, madje në disa momente ishte më i mirë se kundërshtari, ndërsa më afër shënimit të golit të katërt, ishte Bersant Celina, i cili gjithçka bëri mirë, mirëpo goditja e tij kaloi vetëm disa centimetra skaj shtyllës së majtë të portierit Pikford.

Në fund disfatë për Kosovën, mirëpo që nuk duhet ndikuar negativisht te djelmoshat kosovar, të cilët me siguri se do të kenë përkrahjen e pa rezervë të tifozëve shqiptarë ane mbanë Botës, ashtu siç e patën edhe sonte nga rreth 6000 mijë tifozë shqiptarë, që nuk ndaluan së anuari për Kosovën dardane.

Leave a Reply