Shqipëria e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Islandës (VIDEO)

Shqipëria e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë të takimit të vlefshëm eliminatorë për Euro 2020 në grupin “H”, kundër Islandës, njofton “infOSport.mk”.

Kuqezinjtë e Edi Rejës golin e vetëm në këtë 45 minutësh të parë e realizuan në minutën e 32-të me anë të Dermakut, i cili sonte startoi si titullarë në vend të Mërgim Mavrajt, ndërsa strategu italian sonte që nga minuta e parë në fushë hodhi edhe Lenjanin, Memushajn dhe Gjasulën, ndërkohë që edhe në sulm po vepron dyshja Cikalleshi-Manaj, ndryshe nga hera e fundit kur ndaj Francës ishin Balaj-Uzuni.

Leave a Reply