Presidenti Sejdini i kënaqur me paraqitjet ndaj Izraelit dhe Letonisë, i uron futbollistët

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut arriti objektivin për dy ndeshjet eliminatore të shtatorit, duke “rrëmbyer” 4 pikë nga transfertat e rëndësishme ndaj Izraelit dhe Letonisë. Paraqitjet e mira në dy ndeshjet në fjalë kanë lënë të kënaqur edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, i cili ka uruar futbollistët me një mesazh. 

“Urime futbollistëve dhe stafit teknik për paraqitjet kundër Izraelit dhe Letonisë. Kënaqemi në ditë të bukura të futbollit. Jam i bindur se do ta ruajmë modestinë dhe shpirtin garues. Falemenderim për gjithë ata që identifikojnë ‘zemrën në terren’ të këtij ekipi”, ka thënë Sejdini.

Leave a Reply