E bujshme, Osogova transferon ish futbollistin e Interit!

Skuadra e Osogovës që garon në Ligën e Dytë – Lindje, ka bërë një super përforcim për sezonin e ri, ku nuk e nisi aspak mbarë. Ata në në 3 xhirot e para pësuan po aq disfata, gjë kjo që i shtyu drejtuesit e klubit të reagojnë shpejtë dhe të sjellin në rradhët e tyre një emër të njohur për futbollin vendor, sulmuesin Aco Stojkov, shkruan “infOSport.mk”.

Ish reprezentuesi i Maqedonisë pritet që të ndihmojë skuadrën në arritjen eqëllimeve, e që para startit të sezonit ishin shumë të mëdha.

Stojkov numëron 42 ndeshje me përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa vlen të ceket se shumë vite më parë bashkë edhe me Goran Pandevin, nga Bellasica bëri një transferim senzacional te Interi.

Megjithatë Stojkov nuk kishte fatin e njëjtë si të Pandev, që edhe sot luan në nivele të larta të futbollit europian. Ai pasi nuk arriti që të depërtojë në ekipin e parë “zikaltër” shëtiti nëpër skuadra si Specia, Partizan, Debrecen, Arau, Skënderbeu, Botoshani, ndërkohë në futbollin vendor, përveç me Bellasicën, kishte veshur edhe fanellat e dy skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Rabotniçkit, si dhe Akademia Pandev nga Strumica, vendi nga edhe vjen vetë 36-vjeçari, Aco Stojkov.

Leave a Reply