Dy skuadra gjigande nga Italia vihen pas shërbimeve të Muriqit

Vedat Muriqi muaj më parë ka kompletuar transfeirmin e tij te skuadra gjigande e Turqisë, Fenerbahçe nga Rizespor.

Ylli i kosovar ka shkëlqyer me gjigantin turk në kampionat, por ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshjet e shtatorit ndaj Çekisë e Anglisë, duke shënuar dy gola.

Falë paraqitjeve të mira të tij, skuadra të mëdha si Atletiko Madrid, Totenham apo Lacio të interesohen për të.

Ndërkohë së fundmi mediat italiane kanë raportuar se në garë janë futur edhe dy ekipet e mëdha nga “Serie A”.

Napoli dhe Fiorentina janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e prizrenasit.

Megjithatë nuk do të jetë i lehtë transferimi i tij, pasi mediat turke kanë raportuar se Fenerbahçe synon t’i vendos klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.

Muriqi para transferimit te Fenerbahçe ka luajtur edhe për Gençlerbirligin, Teutën e Durrësit, Besën e Kavajës dhe Lirinë e Prizrenit.

Leave a Reply