Çekia merr një vendim të çuditshëm për ndeshjen e nëntorit me Kosovën!

Çekia shihet si një ndër rivalët kryesor të përfaqësueses së Kosovës për atë pozitë të dytë në grupin “A” eliminatorë për Euro 2020. Ndeshja e parë e zhvilluar ditë më parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të “Dardanëve”, të cilët shpresojnë në një rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e kthimit në tokën çeke.

Edhe pse fillimisht takimi i 14 nëntorit ishte paraparë të zhvillohet në Pragë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Federata e Futbollit e Çekisë ka marrë një vendim të çuditshëm dhe po planifikon që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Viktoria Plzen.

Stadiumi “Doosan Arena” ka një kapacitet prej 11.700 ulëseve, teksa stadiumi i Pragës, i cili mban emrin “Generali Arena”, ka një kapacitet prej 18.944 ulëseve.

Sigurisht, në këtë stadium, “Dardanët” do të kishin më shumë bileta në dispozicion, por Federata mendoi diçka më ndryshe. Sigurisht çekët janë frikësuar nga ndeshja e fundit e “Dardanëve” ndaj Anglisë në Sauthempton, ku tifozët shqiptarë bënë që futbollistët e tyre të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Leave a Reply