Deklarata e fuqishme e Erhan Selimit: “Shkëndija me Ecologun do të kthehet aty ku e ka vendin”

Duheshe të kalojnë plotë 5 xhiro që skuadra kampione në fuqi e vendit, Shkëndija të regjistrojë fitoren e parë në sezonin 2019/2020. “Kuqezinjtë” mundën Rabotniçkin me shifra bindëse 3:0, në një takim të dominuar nga ekipi i drejtuar nga ushtruesi i detyrës së trajnerit, Erhan Selimi.

Stenio Zhunior dhe Armend Alimi në të parën dhe Enur Totre në fund të takimit, ishin autrët e golave në triumfin e Shkëndijës, që kishin lënë të kënaqur stafin teknik të skuadrës “kuqezi”.

“Fitore e nevojshme pas presionit të madh psiqik”

“Mendoj se kjo fitore na duhej shumë pas presionit psiqik që kishte skuadra. U mundam maksimalisht ta shfrytëzojmë pauzën kampionale për të intervenuar në eliminimin e mangësive që kishim identifikuar në ndeshjet paraprake. Nuk dua të jem euforik dhe them se për momentin rëndësi kanë vetëm tre pikët që rëmbyem sot dhe mendojmë të fokusohemi nga ndeshja në ndeshje”.

“Pa eufori të marrim ndeshjet njëra pas tjetrës”

“Me rëndësi është fitorja dhe tre pikët. Në momente ekipi kishte rënie, mirëpo duhet kuptuar se presioni psikologjik ishte i madh. Për mua me rëndësi mbetet fakti se detyrat që u dhamë ne si staf teknik u zbatuan maksimalisht nga futbollistët. Mendoj se na pret edhe shumë punë, por do të shkojmë ngadalë dhe sigurtë nga seanca stërvitore në tjetrën, nga ndeshja në ndeshje, duke kërkuar të minimizojmë gabimet që shfaqen në lojë”.

“Shkëndija me Ecologun do të kthehet aty ku e ka vendin”

“Ndeshja e sotme solli edhe gjëra pozitive edhe negative. Unë dua të uroj gjithë futbollistët për fitoren dhe me këtë rast të jap një mesazh të fuqishëm se Shkëndija me Ecologun do të kthehet aty ku e ka vendin”.

Leave a Reply