LPFM, ja si duket renditja tabelare pas 5 xhirove të para

Pas 5 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, është Akademia Pandevi, skuadra që udhëheq vallën me 13 pikë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e drejtuar nga Jugosllav Trençovski ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim, duke regjistruar startin më të mirë që nga paraqitjet e kësaj skuadre në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Renditja tabelare
# Ekipa Nd. F. B. D. Gol-av. Pikë
1. Ak. Pandev 5 4 1 0 7:1 13
2. Makedonija GJ.P 5 3 2 0 10:5 11
3. Vardari 5 3 1 1 6:2 10
4. FC Shkupi 5 2 2 1 6:5 8
5. Renova 5 2 1 2 5:6 7
6. Struga Trim Lum 5 2 1 2 6:8 7
7. Shkëndija 5 1 1 3 4:4 4
8. Boreci 5 1 1 3 2:7 4
9. Sileksi 5 1 0 4 5:8 3
10. Rabotniçki 5 1 0 4 4:9 3

Pas tyre ndodhet Makedonija Gj.P, ndryshe finaliste e fundit e Kupës së Maqedonisë, që në 5 xhirot epara ka marrë 3 fitore dhe 2 barazime.

Pasojnë Vardari dhe Shkupi, që në mesjavë do të ndajnë mejdanin në stadiumin e Çairit, për të vijuar në më pas në pozitat 5 dhe 6 Renova dhe Struga Trim Lum me nga 7 pikë.

Skuadra kampione në fuqi, Shkëndija me 4 pikë të tubuara për momentin ndodhet në pozitën e 7-të,  ndërsa 3 vendet e fundit në tabelë janë të rezervuara për Borecin, Sileksin dhe Rabotniçkin.

Leave a Reply