Maqedonia U18 cakton dy miqësore me moshatarët e tyre të Izrael

Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër moshatarëve të tyre të Izraelit. Ndeshjet janë caktuar për datat 4 dhe 6 tetor në terren mysafir.

Seleksionuesi i përfaqësueses së vendit tonë, Shkumbin Arsllani për këto dy teste me Izraelin do të llogarisë në këto futbollistë:

Portierë: Kristijan Kitanovski (Vardar), Ivan Nikollovski (Rabotniçki);

Mbrojtës: Ali Asani (Vardar), Filip Kostovski (Nju Stars), Altrim Jakupi (Shkëndija), Aleksandar Gjurkovski (Vardar), Imran Fetai (Shkëndija), Viktor Krstevski (Vardar), Benjamin Dalipi (H. Dragovoljac-Kroaci), Anatolij Petejçuk (Vardar);

Mesfushorë: Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Rabotniçki), Ivan Nikolov (Akademia Pandev), Hamza Ramani (Shkupi), Redon Qamili (Shkëndija), Leonid Ignjatov (Vardar), Luan Abazi (St.Galen-Zvicër), Miran Saliji (St.Galen-Zvicër);

Sulmues: Azer Omeragiq (Vardar), Mario Ilievski (Septemvri), Metodi Maksimov (Rabotniçki);

Në ndeshjet kontrolluese paraprake në kuadër të turneut në Çeki, Maqedonia U18 registroi dy fitore kundër Hungarisë (3:0) dhe Sllovakisë (3:2).

Leave a Reply