Ansu Fati vendos rekord të ri për Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Ansu Fati është bërë futbollisti më i ri në moshë në historinë e Barcelonës që luan në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ernesto Valverde vendosi ti jep shansin si titullarë futbollistit  adoleshent të Barçës kundër Dortmundit në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

Me vetëm 16 vjet e 351 ditë, Fati u bë futbollisti më i ri që ndonjëherë ka luajtur për Barcelonën në Ligën më prestigjioze europiane. Deri tani, ky rekord mbahej nga Bojan Krkiç, i cili kundër Lionit në vitin 2007, kishte luajtur si 17 vjeç e 22 ditë.

Ndërkohë, rekordi i përgjithshëm për lojtarin më të ri në moshë, në kuadër të Ligës së Kampionëve, mbahet nga Celestine Babayaro, i cili me Anderlehtin kishte luajtur kur kishte vetëm 16 vjet, 2 muaj e 25 ditë.

Leave a Reply