Kampionët e Futsal Shkupit të pamëshirshëm, sezonin e ri e nisin me fitore 10:0 ndaj Astibos

Skuadra kampione në fuqi e Futsal Shkupit, sezonin e ri në elitën e futsalit vendor e ka nisur me një fitore të madhem 10:0 ndaj Astibos, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardheblu” në këtë mënyrë tregoi forcën e vërtetë, edhe përkundër faktit se në këtë ndeshje luajti pa dyshen Erkan Seferi – Dragan Petroviç.

Fjalën kryesore sonte në palestrën “Enver Idrizi” e kishte Ismet Ceka, që realizoi 3 gola. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe përforcimet e reja, si Ferid Agushi, Zoran Levevski dhe Aleksandar Gligorov, ndërsa gjithashtu shënuan edhe Arsim Fazliu, Erkan Shabani, Bejtulla Jakupi dhe Nikolla Dimovski.

Rikujtojmë Futsal Shkupi ka fundi i muajit gusht me mjaft sukses i’a doli të kalojë raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, duke dalë fituese e grupit “B” me tre fitore, nga po aq ndeshje, përballë kundërshtarëve si Lokomotiv Daugavpils (Letoni), Encamp (Andorrë) dhe Cardiff University (Uells), me ç’rast arriti që të kualifikohet për në “Main Round”, aty ku nga data 8 deri me 11 tetor do të luaj përballë kampionëve të Armenisë, FC Leo, atyre të Qipros, Omonia Nikozia dhe kampionëve kroat të Novo Vrijeme Apfel.

Pikërisht me këta të fundit “bardheblutë” nga Çairi pritet të diskutojnë për pozitën e parë në grupin 6, për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira në futsalin europian.

Leave a Reply