Ja kujt i’a dedikoi golin e fitores ndaj Borecit, Argjent Gafuri (VIDEO)

Renova regjistroi një fitore shumë të rëndësishme gjatë ditës së sotme, duke mundur Borecin në Tetovë me rezultatin 2:1, dhe duke lidhur 3 fitore të njëpasnjëshme, prej të cilave dy në kampionat, shkruan “infOSport.mk”.

Golin e fitores për “gjipspunuesit” e realizoi Argjent Gafuri, i cili të njëjtin i’a dedikoi djalit të vëllait të tij.

“Po, golin i’a dedikova djalit të vëllait, pasi ishte hera e parë që vinte të më ndiqte në stadium. Prezenca e tij si duket më solli fat”– tha për “infOSport.mk”, Argjent Gafuri, i cili siç shihet edhe në video festoi golin bashkë me vogëlushin, të cilin e morri poshtë fushës nga ana e vëllait të tij.

Penaltia e dytë me fat për Renovën, kësaj rradhe shënon Argjent Gafuri

Penaltia e dytë me fat për Renovën, kësaj rradhe shënon Argjent Gafuri RENOVA – BORECI 2:1(A. Gafuri 87')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 септември 2019 г.

Ky gol pa dyshim se gëzoi tej mase edhe tifozët e pranishëm në stadiumin e qytetit në Tetovë, por gjithashtu edhe vetë Argjent Gafurin, i cili thotë se Renova sot fitoi pikë mjaft ë rëndësishme.

“Jam shumë i lumtur për golin, e aq më tepër që me këtë gol siguruar tre pikë të reja, që janë shumë të rëndësishme për ne si skuadër, që hap pas hapi të ngjitemi në tabelën e klasifikimit” – u shpreh Gafuri.

Me këtë fitore, Renova tashmë pozicionohet në vendin e katërt me 13 pikë të tubuara, ndërsa Boreci me vetëm 5 pikë mban fenerin.

Leave a Reply