Çfarë po ndodh me Milanin! Fiorentina e turpëron në “San Siro” (VIDEO)

Milani i Xhiampaolos assesi që të merr veten. Një ndër skuadrat më me emër në Itali, por edhe futbollin europian u mund sonte në ‘San Siro’ nga Fiorentina me rezultatin 3:1, duke pësuar në këtë mënyrë edhe disfatën e katërt në 6 javë kampionat, njofton “infOSport.mk”.

Është ky pa dyshim një ndër startet më të dobëta të Milanit në dekadat e fundit, ndërsa në target pa dyshim se është trajneri Xhiampaolo, ditët e të cilit me siguri se tashmë janë të numëruara.


GOLAT NGA NDESHJA MILAN – FIORENTINA


Fiorentina sonte përveç fitores, arriti që të turpërojë Milanin para tifozëve të vetë, të cilët pas golit të tretë të shënuar nga Frank Riberi, filluan të duartrokasin futbollistët kundërshtarë, ndërsa edhe gjatë zëvendësimit të francezit në çastet e fundit të takimit, nuk munguan duartrokitjet nga tribunat e stadiumit në “San Siro”.

Ndryshe fitoren e skuadrës nga Firenca e paralajmëroi Pulgar me golin e shënuar në minutën e 14-të nga pika e bardhë, për të vazhduar rrugën drejt fitores në pjesën e dytë Kastrovilli (66’) dhe Riberi (78’).

Fitorja e Fiorentinës mund të ishte edhe më e thellë, në rast se Khiesa në minutën e 70-të humbi një penalti.

Në anën tjetër golin e nderit për Milanin, që nga minuta e 55-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas përjashtimit të mbrojtësit, Musakio, e realizoi prtugezi, Leao, pas një slalomi në mbrojtjen kundërshtare.

Me këtë fitore Fiorentina renditet në pozitën e 9-të, me 8 pikë, teksa Milani mbetet në kuotën e 6 pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e 16-të.

Leave a Reply