Partizani i Belicës dhe Asanit fiton derbin e kryeqytetit shqiptarë, Tirana nuk fiton që nga 2014-ta (VIDEO)

Vazhdon mallkimi i derbit të kryeqtetit të Shqipërisë për Tiranën, skuadër kjo që vazhdon tashmë më shumë se 5 vite pa mundur Partizanin, që nga shkurti i vitit 2014-të.

2:1 ishte rezultati në favor të Partizanit në derbin më të madh shqiptarë, që nisi me përplasjen e dy tifozërive, ndërkohë që “bardheblutë” e Tiranës, u shfaqën më kërkues në minutat e para të takimit.

Goli i Melos on Vidnews.

Mirëpo teksa Tirana kërkonte golin e avantazhit, ishte braziliani Melo, ai i cili pas një gafe të mbrojtëseve “bardheblu”, nuk fali duke bërë që festa në mesin e tifozëve të kuq të shpërthejë.

Goli i dytë i Solomon on Vidnews.

Partizani nuk u mjaftua me një gol, teksa 5 minuta më vonë, realizoi të dytin me Solomon, i cili goditi saktë më kokë, duke tronditur skuadrën e Memës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e 2 golave të skuadrës së italianit, Lerda, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, “bardheblutë” kërkuan me çdo kusht golin, për të rihapur sfidën.

Goli i Hasanit on Vidnews.

Duhet të shkonte minuta e 79-të që Hasani të ngushtonte diferencën, por vetëm kaq, pasi ishin të kuqtë e Partizanit ata që festuan triumfin e radhës në derbi, duke u bërë padron të kryeqytetit shqiptarë, që sërish vishet me ngjyrën e “kuqe”.

Pjesë e kësaj fitore të Partizanit ishte edhe dyshja e futbollistëve nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica dhe Jasir Asani, ndërsa gjithashtu që nga minuta e parë luajti edhe ish futbollisti i FC Shkupit, mesfushori kosovar, Rron Broja.

Leave a Reply