Askush nuk e do Milanin!!! 5 trajnerë kanë refuzuar Bobanin dhe Maldinin për 48 orë

Milani është në krizë të thellë, ndërsa trajneri Marko Xhiampaolo duket se i ka ditët e numëruara në “San Siro” pas startit të dobët, ku në 6 xhiro regjistroi 4 disfata dhe vetëm 2 fitore.

Pas humbjes në San Siro me rezultat 1:3 nga Fiorentina, dyshja Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini kanë filluar të kërkojnë trajner të ri për stolin e Milanit, por mediat italiane raportojnë se plotë 5 trajnerë të kontaktuar kanë refuzuar ofertën.

Maldini dhe Boban kanë biseduar me Andrij Shevçenkon, Masimiliano Allegrin, Xhenaro Gatuson, Klaudio Ranierin dhe Luçiano Spalletin, por asnjëri prej tyre nuk ka shprehur gatishmërinë për ta marrë drejtimin e Milanit.

Rikujtojmë pas 6 xhirove të para, Milani renditet vetëm në pozitën e 16-të në “Serie A”.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply