Ilieski: Ndaj Makedonija GJ.P luajmë vetëm për fitore

Të shtunën FC Shkupi do të zhvillojë transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Pas fitores së madhe ndaj Shkëndijës javën që shkoi, ekipi i drejtuar nga trajneri Qatip Osmani ka ushtruar nën atmosferë pozitive, duke dashur që të vazhdojë me rezultate të mira dhe fitore edhe në ndeshjet vijuese në kampionat.

“Atmosfera në ekip është në nivel të lartë. Fitorja ndaj Shkëndijës krijoi atmosferë të mirë brenda grupit. Gjatë javës kemi ushtruar dhe jemi përgatitur mirë, pasi të shtunën na pret ndeshje e vështirë me Makedonija Gjorçe Petrovin. Gjithsesi, ne jemi gati edhe për këtë takim dhe shkojmë për të fituar edhe tre pikë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit”, – tha mbrojtësi Darko Ilieski.

Takimi Makedonija GJ.P – FC Shklupi do të zhvillohet të shtunën në stadiumin në Gjorçe Petrov, duke nisur nga ora 15:00.

Leave a Reply