Cikli i parë në LPFMV, Shkupi skuadra shqiptare më e mirë në 9-të xhirot e para (VIDEO)

Të premten dhe të shtunën u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, me çka u mbyll edhe cikli i parë në kampanjën e re 2019/20. Pas 9-të xhirove të zhvilluara, tre vendet e para mbahen nga Vardari, Akademia Pandevi dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, ndërsa më pas renditet Shkupi, duke lënë pas vetes Renovën dhe Shkëndijën. Këta të fundit suprizojnë në aspekt negativ në sezonin e ri, ku si kampion në fuqi e nisën kampanjën e re si favorit absulut për të fituar titullin e kampionit, por zhgënjyen në 9-të ndeshjet e para të kampionatit. Tetovarët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 11 pikë në sezonin e ri, ndërsa së fundmi nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në derbin me Vardarin në Tetovë.

Erhan Selmi, trajner i Shkëndijës
“Mendoj se sot si Shkëndijë treguam karakter dhe pas performansës në pjesën e dytë vlerësoj se nuk kemi çka flasim, ishim më të mirë dhe e merituam fitoren. Në sport shumë me rëndësi është të kesh fat dhe ne sot nuk e patëm. Përgëzoj lojtarët për paraqitjen, posaçërisht në pjesën e dytë kur ishim dominues, por nuk patëm fat të shënonim”.

Në këtë situatë në aspekt të ekipeve shqiptare më mirë si duket ka ecur Shkupi. Skuadra nga Çairi e mbyll ciklin e parë në vendin e katërt në renditjen tabelare me 13 pikë të tubuara, 2 më pak Makedonija Gjorçe Petrovi që renditet e treta. Shkupjanët në katër ndeshjet e fundit, duke llogaritur edhe atë të Kupës kundër Sileksit, nuk din për humbje, ndërsa të shtunën barazuan pa gola me Makedonija Gjorçe Petrovin. Aq pikë sa Shkupi ka edhe Renova por me diferencën në golavarazh, ndërsa debutuesit e Struga Trim Lum e nisën mirë sezonin, por pas 9-të xhirove e shohin vetën në pozitën e fundit të tabelës. Kampionati kalon në pauzë dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, ndërsa rikthehet me 19 tetor me ndeshjet e xhiros së 10-të./Shenja/

FC Shkupi është ekipi shqiptar më mirë i renditur në 9-të xhirot e para të sezonit 2019/20 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut 👇

FC Shkupi është ekipi shqiptar më mirë i renditur në 9-të xhirot e para të sezonit 2019/20 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut 👇

Публикувахте от Sportmania в Неделя, 6 октомври 2019 г.

Leave a Reply