Objektivi i Milanit është Liga e Kampionëve!

Drejtori i Milanit, Frederic Massara, ka deklaruar se objektivi i skuadrës së tij këtë edicion është që konkurrojë për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Rossonerët” në ndeshjen e së dielës barazuan 2:2 ndaj Leçes në debutimin e trajnerit të ri, Stefano Pioli, i cili mbrëmë festonte ditëlindjen e tij të 54-të.

Në këtë mënyrë, pas tetë xhirove të para i kanë arkëtuar 10 pikë, gjashtë më pak se pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Objektivi është që të përmirësohemi. Duam të jemi ambicioz, sepse jemi Milani, por ka shumë skuadra të forta dhe ne nuk mendojmë se jemi nën ta. Është një rrugë shumë e gjatë përpara dhe ambiciet tona janë që të jemi konkurrues për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Massara për Sky Sport Italia.

Leave a Reply